Aksident i rëndë në Greqi, fëmija 4-vjeçar lëshon frenat e dorës në makinën e të atit, përfundon nën rrota

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në një kënd lojrash në Kalkidë, ku një fëmijë 4-vjeçar kishte shkuar për të luajtur me prindërit e tij.

4-vjeçari në një moment i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve dhe ka hipur në makinën e familjes ku me siguri ka lëshuar frenin e dorës.

Makina filloi të rrëshqasë në rrugë, duke tërhequr zvarrë me vete edhe fëmijën.

Në rrethana të paqarta, këmba e fëmijës u gjet nën njërën nga rrotat, e cila, sipas informacioneve të Opinion Euboic, i shtypi këmbën.

Fëmija është dërguar i plagosur rëndë në një spital të Athinës./Albeu.com/


Shtuar 22.02.2023 11:52