E pabesueshme, kapet një peshkaqen 2 metër në Vlorë (FOTO LAJM)

Një peshkaqen pranë bregut në Radhimë ka shokuar pushuesit paraditen e sotme.

Ata që kishin zgjedhur bregdetin e Vlorës për të pushuar janë habitur teksa kanë parë një peshkaqen rreth 2 metra të gjatë të zënë nga peshkatarët.

Ai është vendosur në tavolinat e një lokali dhe ka mbledhur qytetarë të shumtë rreth e rrotull kuriozë për të parë krijesën e detit.
Shtuar më 13/08/2019, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori