Veliaj flet pas daljes nga GJKKO: Gjykata vendosi sjelljen me forcë të Berishës në 19 mạj

Kryebashkiaku i Tiranës ka deklaruar se sot Gjykata ka vendosur që Sali Berisha të sillet me forcë në Gjykatë në 19 maj.

Më herët Veliaj shkoi në GJKKO i shoqëruar nga një avokat dhe se paraqitja e tij në këtë institucion ka të bëjë në lidhje me një padi të tij për shpifje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sot gjykata vendosi që në datën 19 Maj në orën 10:00, Sali Berisha do të shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në gjykatë. Do të rikthehem prapë në datë 19 Maj dhe policisë do i shkojë njoftimi që të sjellë Sali Berishën, si të gjithë qytetarët e tjerë që duhet të shkojë në gjykatë dhe të provojë akuzat.

Që të akuzosh gjithë dynjanë dhe të mos paraqitesh në gjykatë, të thuash shpifjet nga më monstruoze, t’i futesh njerëzve te vrima e çelësit, poshtë fustanit, në krevat, të merresh me gjithë familjet e gjithë dynjasë dhe të mos kesh kurajon civile të vijë në gjykatë. Policia, sipas vendimit të gjyqtarit, duhet të bëjë detyrën dhe të sjellë forcërisht Sali Berishën, që të përballet me akuzat dhe shpifjet që janë të padenja, jo për një plak 80-vjeçar, por për këdo që jeton dhe angazhohet publikisht dhe që e ka përdorur prezencën e vet publike si një qysqi dhe një kokëdash vetëm për të shkatërruar normat dhe vlerat në këtë shoqëri”, theksoi Veliaj.

Akuzat e Berishës ndaj Veliajt kanë të bëjnë me lidhjet e kryebashkiakut me biznesmenë iranianë, gjë të cilën Veliaj e mohoi kategorikisht. /albeu.com


Shtuar 8.05.2023 10:19