Aeroporti i veçantë në Singapor, rrëshqisni deri në terminalin tuaj
Për shumë njërëz janë të mundimshme procedurat e aeroportit.

Por një aeroport në Singapor ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i dërguar pasagjerët në vendin e duhur.

Pasagjerët duhet vetëm të bëjnë check-in, të futën në një vrimë të gjerë dhe rrëshqasin si në topogan.

Një video e publikuar tregon Yusuf El Askary i cili rrëshqet për të arritur në terminalin e katërt. Përpos që është shumë argëtuese, është dhe metodë mjaftë e shpejtë, nuk do të frikësoheni se iu ka ikur aeroplani.

Aeroporti i Changit shpesh herë është renditur si aeroporti më i mirë dhe shihet qartë se përse.

Por rrëshqitja në këtë video nuk është më e gjata, pasi për të arritur në terminalin e tretë ka një rrëshqitje tjetër e cila është 12 metra.

Ndërkohë që të tjerat janë falas, kjo kushton deri në tetë euro.
Shtuar më 11/07/2019, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori