Kontaktoi detektiven për të mësuar se çfarë bën vajza, mamaja shkohet kur mëson se 17-vjeçarja shoqërohet me një burrë të martuar

Një grua kontaktoi dedektiven Shkënda Lili për të zbuluar rutinën e vajzës së saj 17-vjeçare gjatë daljeve të shpeshta dhe e vërteta që mësoi në fund e shokoi.

Zonja tregoi për “1 herë mat”, se vajza e saj është bërë agresive, nuk komunikon me prindërit dhe del shpesh nga shtëpia.

Ajo tha se adoleshentja shoqërohet me një vajzë që i dukej e dyshimtë. “Vajzës i kemi plotësuar çdo dëshirë”, u shpreh gruaja, ndërsa shtoi se kontaktoi dedektiven pasi ajo dhe burri janë në zënë me punën në biznes.

Pasi u njohën me objektivin, grupi i hetimit nisi investigimin në terren.

Dita ditës, hetuesin kapën momente të vajzës që konsumon duhan dhe alkool, nën shoqërinë e miqve të saj, veçanërisht shoqes që përmendi dhe mamaja e saj.

Ndërsa në fundjavë, vajza i kërkoi leje të ëmës për të shkuar në ditëlindjen e shoqes. 17-vjeçarja u pa të shoqërohej me një zotëri dhe të shkonte në festë me makinën e tij.

Teksa pa fotografitë, zonja zbuloi se djali me të cilin shoqërohej vajza e saj, është një burrë i martuar që jeton në lagjen pranë shtëpisë së tyre.


Shtuar 2.07.2023 22:49