Nga opinioniste në banore e BBV3? Ja si përgjigjet Zhaklin Lekatari

Zhaklin Lekatari ishte opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”.
Ky rrugëtim i saj u shoqërua me shumë zëra. Kjo pasi ajo jepte opinione të ashpra ndaj disa prej banorëve të dashur për publikun.

Së fundi, ajo është “kryqëzuar” nga publiku pas disa deklaratave ku kishte shkruar se ndihet mirë ku nuk flitet shqip.

Ndër të tjera, ajo u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në ‘Instagramin’ e saj.

Ajo është pyetur se a do të jetë pjesë e edicionit të tretë. E Zhaklina tha se nuk e di ende për një përgjigje të saktë.


Shtuar 26.05.2023 15:29