Zjarr në Belsh, digjen shkurre dhe pemë, rrezikohen disa banesa

Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegur  një sipërfaqe në fshatin Kajan në Belsh.

Mësohet se në vendngjarje janë dërguar zjarrfikësit e Cërrikut, Belshi dhe të Kuçovës për të neutralizuar flakët.

Të ndihmuara nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa janë djegur shkurre dhe pemë frutore.

Në rrezik janë edhe disa banesa./Albeu.com/


Shtuar 26.08.2023 17:17

Tags: ,