Conference League, Vllaznia mposhtet 3-1 në Irlandë, shpreson në mrekulli në ndeshjen e kthimit

Vllaznia zhgënjen në Windsor Park (Belfast), teksa u mund me rezultatin e thellë 3-1 nga Linfield, në takimin e parë të Conference League.

Stojanovic ishte protagonist i keq për Vllazninë në minutën e 14-të teksa bëri një ndërhyrje në zonë ndaj kundërshtarit, por për fatin e mirë të shkodranëve, arbitri nuk e konsideroi si penallti.

Në pjesën e dytë, skuadra e Migen Memellit do shpërfytyrohej tërësisht, pasi do pësonte 3 gola. McKee realizoi dopietë, ndërsa edhe Scott dërgoi sferën pas shpinës së Qarrit. Për të ngushtuar shifrat mendoi Juric, në fund.

Vllaznia tashmë është e detyruar të besojë te mrekullia në Shkodër, për ndeshjen e kthimit që luhet pas disa ditësh.

 


Shtuar 13.07.2023 22:45