Al Khelaifit i soset durimi, PSG nxjerr në shitje yjet. Neymar-Messi bëjnë gati “valixhet”

PSG vijon të dështojë në mënyrë të pabesueshme çdo sezon, të paktën në Champions League, një trend që nuk ndryshon prej vitesh pavarësisht investimeve marramendëse që ka bërë sheiku Al Khelaifi. Në Paris po përgatiten për një tjetër revolucion në fund të këtij sezoni, duke nisur nga trajner Galtier e deri tek yjet si Messi e Neymar, të gjithë janë në dyshim.

Për herë të parë që kur zbarkoi në Paris për shifrën rekord prej 222 milionë euro, Neymar nuk shihet më si i paprekshëm në sytë e stafit drejtues, përkundrazi, për herë të parë, drejtuesit klubit kanë vendosur të dëgjojnë ofertat që vijnë për sulmuesin brazilian. Sipas Mirror, në garë për të siguruar shërbimet e Neymar pritet të futet Chelsea.

Një ardhme larg Parisit parashikohet edhe për Leo Messin. “Pleshti” është në përfundim të kontratës, nuk parashikohet një çmenduri financiare për të mbajtur argjentinasin, për më tepër që Leo po joshet gjithnjë e më shumë nga ideja për tu rikthyer te Barcelona. Plani i ri i Al Khelaifit është të investoj te lojtarët e rinj, mundësisht francez.


Shtuar 25.04.2023 10:32