Gjendet një makinë e shkrumbuar në Fushë-Krujë, dyshohet të jetë përdorur nga autorët që i vunë tritol shtëpisë së Likës në Laç

Një makinë tip “Volswagen” është gjetur e dhegur në Fushë Krujë.

Dyshohet se makina është përdorur nga autorët për vënien e tritolit në shtëpinë e Skënder Likës në Sanxhat të Laçit.

Pritet të vijnë ekspertët nga Laçi për të bërë këqyrjen e mjetit.

Ditën e djeshme një sasi tritoli ka shpërthyer rreth orës 03:20 të mëngjesit në banesën e Skënder Likës në Sanxhak të Laçit.

Për shkak të shpërthimi të fuqishëm, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe po ashtu dëmtime ka edhe te banesat përreth.

Mësohet se në momentin e shpërthimit, Lika së bashku me bashkëshorten ndodheshin në banesë.
Skëndër Lika është liruar nga burgu, pasi u arrestua së bashku me djalin më 11 dhjetor 2021 si autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rakip Roli.


Shtuar 11.03.2023 10:18