Vuçiç i "shtrin" dorën Kurtit, tregon a është marrëveshja me Prishtinën njohje e pavarësisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur sot rreth arritjes së mundshme të një kompromisi me Kosovën dhe pasojat në rast të dështimit të saj.

Ai tha se kompromisi me Prishtinën është kusht i Bashkimit Evropian për rrugën e Serbisë drejt familjes së madhe evropiane.

“Nëse nuk arrijmë një kompromis me Prishtinën, që është kusht për progres në rrugën drejt BE-së, atëherë ajo mbetet “brenda vetvetes në çelësin e vet”, u shpreh Vuçiç, duke u përgjigjur në pyetjen e mediave lidhur me vendimin e BE-së për të mos dhënë ‘dritë jeshile’ për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. “Nuk varet nga ne, apo edhe Prishtina”, tha Vuçiç.

I pyetur nëse dialogu me Prishtinën është thjesht me qëllim të njohjes së Kosovës, Vuçiç tha se çdo ditë dëgjon ta quajnë atë një tradhtar.

“Mendoj se duhet të flasim dhe të përpiqemi të arrijmë një kompromis, pasi nuk mund të pretendojmë se konflikti i ngrirë është një zgjidhje e mirë”, tha ai.
Shtuar më 22/10/2019, ora 22:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori