Vrasja e avokatit, Dhoma e Avokatisë ndërpret shërbimin për 3 ditë
Ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra ka sjellë reagimin e Dhomës e Avokatisë.

Ata shprehen se Dhoma do të ndërpresë shërbimet për tri ditë, nga e mërkura deri të premten.

“Vrasja e avokatit Ravik Gurra ka tronditur opinionin publik mbarëshqiptar. Për 3 ditë do të ndërpresim dhënien e shërbimeve. Nuk do të ketë shërbime nga e mërkura deri të premten. Vendimi nuk është i vlefshëm vetëm për seancat ku jepen masat e sigurisë. Për avokatët që do të thyejnë këtë urdhër, do të ketë masa disiplinore”, thuhet në deklaratën e Dhomës së Avokatisë.

Avokati u ekzekutua në një kafene në Elbasan dhe njihej ndryshe si mik i Capajve dhe si avokat i Shullazit.

Deri tani dyshimet janë se vrasësit ishin vrasës serialë dhe nuk dihen arsyet e vrasjes. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2019, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori