Lihet në burg “monstra” Dan Hutra”, asnjë shenjë pendese për masakrën me 3 të vrara dhe 3 të plagosura

Autori i masakrës në Tiranë, ku u vranë 3 gra dhe mbetën të plagosura 3 të tjera, Dan Hutra, është lënë në burg nga Gjykata.

Hutra bëri masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa, duke i vrarë motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj.

Ai vrau me armë zjarri edhe Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte në burg.

Para këtyre, Hutra plagosur të dashurën e tij në Astir, në tentativë për ta vjedhur.