Propozoi draft-Statut për Asociacion për Kosovën, Rama u përgjigjet akuzave: Ata që më shajnë kanë vetëm një frikë

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur reagimeve ndaj draft Statutit të Asociacinit për Kosovën.

Në një postim në Twitter, Rama thotë se ata që e shajnë dhe akuzojnë kanë frikë se mos humbasin armikun, ndërkohë që ky i fundit është mundur që në vitin 1999.

Reagimi i plotë:

Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!

Rama bëri me dije se ua ka propozouar Gjermanisë dhe Francës një draft të statutit të Asociacionit për Kosovën.

Ai tha se ua ka dërguar draftin presidentit Macron dhe kancelarit Scholz dhe se e ka vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe palën amerikane.

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe Scholz një draft të Asociacionit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charles Michelin dhe palën amerikane. Është një draft punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë.Kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakutpueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë. Palët nuk po mërren dot vesh se as kush duhet ta shkruaj këtë tekst, e jo më se çfarë do të ketë teksti. Është dokument konfidencial që s’pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Uroj që ky material do të vlej për të çuar në një nivel tjetër dialogun dhe për t’I bërë palët që të flasin për gjëra konkrete”,u shpreh Rama.


Shtuar 9.06.2023 19:27

Tags: ,