Berisha: Rama shpenzon 22 mln euro në avion privat, tani merr lopatën të duket njeri i thjeshtë

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Delvina ka vijuar me akuzat ndaj kreu të qeverisë, Edi Rama, për të cilin tha se shpenzon 22 mln euro në avion privat, ndërsa  tani merr lopatën për t’u duket njeri i thjeshtë.

“Njeriu që shpenzon 22 milionë euro në avion privat me dhomë gjumi merr lopatën për të mbuluar frikën e ballafaqimit për vjedhjet e tij. Beson se meqë e kanë quajtur sulltan tani do u duket zgjedhësve si qengj me lopatë. Një mashtrues ordiner që nuk duhet të mashtrojë më”, u shpreh Berisha.