Aksidenti tragjik në Ukrainë, shefi i policisë emërohet si ministër i ri i Brendshëm

Qeveria ukrainase ka emëruar shefin e policisë kombëtare Ihor Klymenko si ministër të Brendshëm të vendit, njoftoi kryeministri Denis Smyhal.

Smyhal njoftoi emërimin pas vdekjes së ish-ministrit Denis Monastirsky, i cili u vra mëngjesin e sotëm në një aksident ajror, kur helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua pranë Kievit.

Volodymr Zelenskiy e ka përshkruar rrëzimin e helikopterit mëngjesin e sotëm në Brovary, i cili ka marrë jetën e ministrit të Brendshëm dhe disa zyrtarëve nga ekipi i tij “një tragjedi të tmerrshme dhe mëngjes të zi.”

“Sot, ndodhi një tragjedi e tmerrshme në Brovary, rajoni i Kievit. Një helikopter i shërbimit të urgjencës shtetërore është rrëzuar dhe një zjarr ka shpërthyer në vendin e rrëzimit.

“Numri i saktë i viktimave të tragjedisë ende nuk dihet. Midis tyre janë ministri i punëve të brendshme të Ukrainës Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin, sekretari i ministrisë së punëve të brendshme Yuri Lubkovych, ndihmësit e tyre dhe ekuipazhi i helikopterit,” tha ndër të tjerash presidenti ukrainas./albeu.com/


Shtuar 18.01.2023 16:46