Milani firmos dhe për një sezon me sulmuesin veteran

Milan dhe Oliver Giroud bashkë deri në 2024-ën. Sulmuesi francez, që iu bashkua kuqezinjve në verën e 2021-shit, po bën mjaft mirë në Milano dhe palët kanë vendosur të rinovojnë kontratën.

Pas një takimi të mbajtur nga drejtuesit e Milanit dhe mnenaxherët e sulmuesit, është vendosur që palët të zgjatin bashkëpunimin deri në verën e 2024-ës.

Me kontratën e re, Giroud pritet të përfitojë një pagë prej 3.8 milionë eurosh neto në sezon, ndërsa firma pritet të hidhet brenda pak ditësh, ndoshta pas përfundimit të çerekfinaleve të Champions Leagues.


Shtuar 29.03.2023 23:56