Vodhi para në bankën ku punonte, arrestohet 37-vjeçarja e shpallur në kërkim në Durrës

Ka rënë në prangat e policisë një 37-vjeçare e cila dyshohet se vodhi para në bankën private ku punonte.

37-vjeçarja ishte shpallur në kërkim nga policia për vjedhje duke shpërdoruar duke detyrën

Njoftimi i Policisë

Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti./albeu.com/


Shtuar 6.04.2023 12:45