U refuzohet kërkesa për azil në Francë, kthehen në Shqipëri 50 shtetas shqiptarë
Pesëdhjetë (50) shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca pas refuzimitkërkesës për azil në shtetin evropian.

Ministria e Brendshme ka bërë me dije lajmin, duke shtuar se në Rinas janë kthyer edhe familjarë me të mitur pas refuzimitkërkesës.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj ka theksuar se gjatë këtij 5 – mujori, fluturimet e riatdhesimit janë rritur jo vetëm me Francën, por edhe me shumë vende të tjera të BE-së, duke forcuar më tej bashkëpunimin, në drejtim të shkëmbimit të informacionit më të detajuar dhe në kohë reale.
Shtuar më 12/06/2019, ora 18:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori