U gjend i djegur brenda automjetit të tij, policia greke identifikon shqiptarin
Një 56-vjeçar shqiptar u gjend i djegur ditën e djeshme në ishullin e Rodos të Greqisë. Për shkak të djegies së madhe 56-vjeçari nuk mund të identifikohej, por pas verifikimit të targës së makinës rezultoi se i përkiste një shqiptari.

Burime informojnë se viktima ishte i martuar dhe babai i një vajze, por emri i tij nuk bëhet publik. Shqiptari u gjend i djegur në sendiljen e shoferit në mjetin tip Hyundai.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari kishte probleme financiare dhe mund të ketë kryer akt vetëvrasje.

Autoritetet greke shprehen se ekziston një video ku shihet se flakët e makinës kanë nisur nga jashtë saj duke përfshirë më pas të gjithë automjetin.
Shtuar më 19/09/2019, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori