Trupin e mbështjellë me qese dhe kokën diku tjetër, shkrimtarja e njohur gjendet mes pyllit (FOTO LAJM)

Shkrimtarja e famshme britanike është gjetur ditën e sotme e varrosur në një pyll afër shtëpisë së saj.

Prej ditësh, shkrimtarja Lindsay de Feliz ishte shpallur e zhdukur. Nga raportimet e mediave britanike, thuhet se 60-vjeçarja ishte mbytur dhe varrosur në pyllin afër shtëpisë në Moncion.

Trupi i gruas u gjet i varrosur shumë cekët në tokë, në një zonë të pyllëzuar, të mbështjellë me qese plastike të zezë dhe një fletë të verdhë. Ndërsa koka e saj ishte në një qese tjetër të zezë me një ngjitës rreth qafës. Qeset e zeza u gjeten edhe në shtëpinë e gruas.

Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se nën hetim për këtë vrasje janë disa njerëz, duke përfshirë edhe bashkëshortin e saj 50-vjeçar, Danilon. Gjithashtu nën hetim është edhe djali i burrit, Dani Alberto Feliz Martinez, të cilët janë arrestuar.

Gjithashtu bëhet e ditur se zbulimi i Feliz u bë pas një kontrolli masiv ku morën pjesë miq të shkrimtares, policë dhe punonjës të mbrojtjes civile. Lindsay u pa për herë të fundit pasditen e së martës duke zbritur nga një autobus përballë shtëpisë së saj.

Nga ana tjetër kujtojmë se 60-vjeçarja ka shkruar dy libra dhe një prej tyre ‘What About Your Saucepans’ ishte një nga më të shiturit në Amazon.









Shtuar më 13/12/2019, ora 16:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori