TRONDITËSE/ Nëna 22 vjeçare u merr jetën 3 fëmijëve të saj (FOTO LAJM)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në SHBA, ku një nënë 22 vjeccare ka vrarë tre fëmijët e saj të mitur.

22-vjeçarja, Rachel Henry u arrestua në 20 janar të këtij viti, pasi mbyti dy vajzat 1vjeç dhe 7 muajshe si dhe një djalë 3 vjeçar.

Sipas hetimeve të deritanishme, e reja i vrau fëmijët njëri pas tjetrit, teksa ishte duke kënduar.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Phoenix, Arizona.

Në dëshminë e saj para autoriteteve, ajo ka deklaruar se fillimisht mbyti vajzën e saj 1-vjeçare, duke i mbyllur gojën me dorë, deri sa vogëlushja dha shpirt.

Më pas, 22-vjeçarja tregoi se mbyti djalin e saj 3-vjeçar, i cili filloi të qante dhe ta shkelmonte nënën e saj pasi mbyti foshnjën 1-vjeçare.

Ajo nuk u mjaftua me kaq, dhe në fund mbyti edhe vajzën tjetër, vetëm 7 muajshe, sërish duke i mbyllur gojën me duar.

Më tronditës në këtë ngjarje makabre është fakti se ajo i mbyti fëmijët duke u kënduar ninulla, ndërsa burri i saj ndodhej në dhomën tjetër.

Ajo i vendosi kufomat e tre fëmijëve të vdekur në dyshemenë e dhomës së ndenjes, gjoja sikur ishin duke fjetur.

Rachel nuk i tregoi asgjë bashkëshortit të saj, por vazhdoi sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Bashkëshorti e kuptoi më vonë që fëmijët kishin vdekur dhe lajmëroi autoritetet.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mamaja e re ishte përdoruese e lëndëve narkotike dhe kohët e fundit filluar të sillej çuditshëm.

Megjithatë, hetimet zbuluan se në momentin e krimit tronditës ajo nuk ishte nën efektet e drogës.

Seanca gjyqësore ndaj saj, ku do të jepet vendimi përfundimtar për të, do të zhvillohet më 28 janar.
Shtuar më 23/01/2020, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori