Protesta e opozitës, Meta: Rama më i mjerë se kurrë, do që të marrë vulën e PD-së

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbajti sot fjalim në protestën e thirrur nga opozita, e cila po zhvillohet para Kryeministrisë.

Gjatë fjalë së tij Meta tha se kryeministri Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë, duke vjedhur dhe mashtruar popullin shqiptar.

Më tej Meta tha se Rama do që të shkatërrojë edhe Partinë Demokratike duke i marrë vulën , njësoj siç ka përë më Partinë Socialiste.

Ilir Meta: Një regjim i tmerruar nga vota e lirë. Rama I tmerruar nga firmat që ka hedhur për të plaçkitur miliarda euro. Është tronditur në themel siguria juridike. Këtij të marrit nuk I mjafton që shndërroi PS-në në bombë plaçkitëse, me deputetë që janë vetëm kartona, që s kanë asnjë shqetësim për të ardhmen e vendiy. Tani ai kërkon të marrë edhe vulën e PD-së. Ky njeri me problem të mëdha mendore, karakteriale dhe plotike. Ai është në panik. Sot ai është më i mjerë se ansjëherë tjetër. S’ka anjë justifikim për shkatërrimin që i bëri familjeve shqiptare. në 14 maj do festojmë fitoren e Belind Këlliçit, në Elbasan fitoren e Luçiano Boçit.

Kujtojmë se  Gjykata pritet të japë sot edhe vendimin për vulën e Partisë Demokratike.

Megjithatë, kreu i PD Sali Berisha, ka thënë vazhdimisht se protesta nuk është e lidhur me këtë çështje, por është kundër qeverisë dhe problemeve që kanë përfshirë vendin.

/albeu.com/

 


Shtuar 3.03.2023 13:23