Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një person
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali” ndërsa raportohet se në rrethana akoma të paqarta personi është plagosur me armë zjarri.

Sipas të dhënave të para, i plagosur ka mbetur një person me inicialet E.K, 26-vjeç dhe për pasojë ka marrë plagë në këmbë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori