Rritja e pagave për FA, Rama: Do të jemi në mesataren e lartë të NATO-s brenda pak vitesh

Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë iu bashkua sot elita kombëtare e sportit shqiptar. 7 sportistë elitarë morën titullin “kolonel i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.”

Ndërkaq kryeministri Edi Rama në fjalën e tij teksa përgëzoi të gjthë sportistët shqiptarë që kanë krenuar Shqipërinë në mbarë botën tha se se qeveria do të japë mbështetjen e saj për çdo sportist të vendit që deri më tani ka ngelur në hije dhe në braktisje të plotë nga shteti.

Gjatë ceremonisë së gradimit ushtarak të kampionëve olimpikë Rama tha se rrogat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë do të jenë në mesataren e lartë të NATO-s dhe se kjo do të ndodhë së shpejti.

“Pagë dinjitoze por edhe një pension përkundër gradës dhe se do të kenë mundësinë të garantojmë kontributin e merituar për familjet e tyre, nga ana tjetër kjo që kurorëzojmë sot është një arsye shumë e fortë për vajza dhe djem që t’i bashkohen sot shpërblimi për ushtarin më të thjeshtë me arsimin më të ulët është një shpërblim i cili jo vetëm mbi pagën minimale por do të shkojë në rritje çdo vit se ne i kemi rritur pagat e forcave të armatosura dhe do t’i rritim. Do jemi në mesataren e lartë të NATO-s dhe kjo do të ndodhë jo pas 10 vitesh por me pak vitet që vijnë”, tha Rama./albeu.com/ 


Shtuar 6.04.2023 11:00