Spiuni rus kapet duke i dhënë para një agjenti serb (VIDEO)
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dha urdhër për nisjen e një hetimi këtë të mërkurë (20 nëntor), lidhur me një video që është publikuar.

video shihet një oficer i inteligjencës ruse, ose spiun siç i referohen mediat e huaja, që i dorëzonte para një agjenti serb.

Reporteri bullgar, Christo Grozev shkroi në llogarinë e tij në twitter se në videon e postuar në youtube shihej ndihmësi ushtarak i ambasadës ruse në Beograd duke takuar një agjent serb, në mënyrë sekrete. Grozev tha se ai përdori software Microsoft për identifikimin e agjentit rus, që mbante veshur një xhaketë lëkure të zezë.

Gjithashtu të dy personat në video shihen duke përshëndetur ngrohtësisht njëri-tjetrin në Beograd, duke pirë birrë dhe duke shkëmbyer qese plastike. Shtetasi serb, fytyra e të cilit është bërë blur më vonë ulet në një makinë, merr një zarf nga çanta dhe numëron kartëmonedhat.

Kryeministri i Serbisë, Ana Brnabiç i tha të përditshmes serbe Blic: "Nëse kjo rezulton e vërtetë, do të ishte një çështje serioze dhe një problem për ne."

Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë ( BIA ) ka konfirmuar vërtetësinë e videos, tha agjensia shtetërore e lajmeve Tanjug. Më shumë informacion do të bëhen publike pasi Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Serbisë të mblidhet të enjten.

Zyra e Ministrit të Brendshëm Serb, Nebojsa Stefanoviç tha se kishte udhëtuar në Moskë të mërkurën për bisedime mbi "sfidat e sigurisë" dhe "bashkëpunimin në luftën kundër krimit" me kreun e Këshillit të Sigurisë Ruse, Nikolai Patrushev, por nuk thoshte nëse udhëtimi ishte i lidhur me videon.

Muajin e kaluar, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, Sergey Naryshkin tha që të dy vendet po kryenin "operacione të ndërlikuara" për të mbrojtur interesat e tyre të jashtme.

Rusia dhe Serbia, të dyja vendet me shumicë ortodokse të krishtera, kanë lidhje të forta politike, kulturore dhe ekonomike. Moska e mbështet Beogradin në refuzimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Forcat e armatosura të Serbisë përdorin teknologjinë ruse, avionët luftarakë dhe tanket. Serbia së fundmi fitoi sistemin e armëve luftarake Pantsyr të Rusisë, duke rrezikuar sanksione nga Shtetet e Bashkuara.

Serbia gjithashtu varet nga nafta dhe gazi rus dhe kompania më e madhe lokale e naftës “Naftna Industrija Srbije” është në pronësi të shumicës nga Gazprom i Rusisë.

Shtuar më 20/11/2019, ora 20:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori