Vodhi 450 euro nga makina e një personi, në pranga 35-vjeçari në Korçë

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi akuzohet se ka vjedhur 450 euro nga makina e një personi.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 23.03.2023, shtetasi R. S. i ka marrë një shumë lekësh, një shtetasi, duke e mashtruar.

Njoftimi i policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë ndaluan shtetasin në kërkim R. S., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi i ka vjedhur shtetasit Dh. B., në automjetin e tij, 450 euro, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 23.03.2023, shtetasi R. S. i ka marrë një shumë lekësh, një shtetasi, duke e mashtruar.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme./albeu.com/ 


Shtuar 8.04.2023 15:38

Tags: ,