Skandaloze! Drejtori OSHEE i çan kokën me statujë qytetarit
Një ngjarje skandaloze ka nodhur në qytetin e Vlorës, ku drejtori i OSHE-së në këtë qytet është përfshirë në nëj incident me një qytetarë.

Denoncimin e ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha ku deklaron se Drejtori Erion Osmenaj e ka goditur në kokë me skulpturë, qytetarin që i shkoi në zyrë dhe denoncoi se i kishin ryshfet në emër të tij.

Por, nuk mjafton më kaq: për të mbylluar skandalin, të plagosurit po i bëjnë presion të tërheqë denoncimin nga Policia.

Postimi i Berishës:
Drejtori kriminel i Edvin Krimit sulmon qytetarin.

Përshëndetje Doktor.

Sot në OSHEE e Vlorës ka ndodhur një skandal.

Drejtori rajonal i Vlorës Erion Osmenaj, ka rrahur në zyrën e tij një abonent, i cili erdhi për t’u ankuar ndaj ryshfetit që i kishin kërkuar për llogari të drejtorit.

I kapur në befasi, drejtori kriminel e goditi në kokë me një skulpturë artistike që ka mbi tavolinë, një kalë porcelani.

Më pas ndërhynë punonjësit që i ndanë dhe e kanë gjetur qytetarin të mbytur në gjak.

Nga policia e Vlorës dhe strukturat e OSHEE po bëhet presion që qytetari të tërheqë denoncimin.

Verifikojeni si lajm se është super i vërtetë.

Stafi i hajdutëve dhe horrave që ka sjellë nga pas nga Tirana, po na bëjnë presion, të gjithë ne punonjësve, që ta mbajmë gojën mbyllur duke na kërcënuar me vendin e punës që ky lajm mos të dalë.

Qytetari quhet Petref Halilaj.

Momentalisht qytetari ndodhet në spitalin e Vlorës dhe po shtrëngohet që të tërheqë denoncimin. Anonim të lutem se kemi fëmijë për të ushqyer.
Shtuar më 25/04/2019, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori