Donte të futej në tribunë pa biletë, plas sherri në stadiumin “Tomorri”

Dy persona janë përfshirë në një konfliktuar fizikisht në ambientet e stadiumit “Tomorri” në Berat.

Uniformat blu bëjnë me dije se sherri ka nisur pasi 59-vjeçari me detyrë përgjegjës në stadiumin “Tomorri”, nuk e ka lejuar shtetasin S. K. 28 vjeç që të futej në tribunë, pa biletën përkatëse.

Si rrjedhojë ka mbetur i lënduar 28-vjeçari, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. B., 59 vjeç, banues në Berat dhe S. K., 28 vjeç, banues në Bilç.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasi filloi pasi janë konfliktuar fizikisht më njëri-tjetrin, në ambientet e stadiumit “Tomorri”, për shkak se shtetasi J. B., me detyrë përgjegjës në stadiumin “Tomorri”, nuk e ka lejuar shtetasin S. K. që të futej në tribunë, pa biletën përkatëse. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi S. K., i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”./albeu.com/


Shtuar 6.03.2023 10:01