Situata në Shkodër, PS ndryshon strategji
Partia Socialsite ka vendosur të ndryshojë në momentin e fundit vendin ku do të mbahet mbledhja për konstituimin e këshilit bashkiak në Shkodër.
Mësohet se mbledhja do të mbahet pikërisht pranë bibliotekes së Universitetit të Shkodrës.

Më herët mbledhja ishte planifikuar që të mbahej në Prefekturë, por përpara kësaj godine Partia Demokratike kishte lajmëruar se do të zhvillonte protestë.

Kjo lëvizje e maxhorancës mund të jetë bërë dhe për shmangien e një konflikti mes militantëve, pasi priten tensione.

Në rend dite të kësaj mbledhje është dhe njohja e kryetarit të ti nga zgjedhjet e 30 qershorit, por Pjetri pas akuzave për fshehje të dënimit të marrë në Itali është tërhequr nga marrja e detyrës.

Kujtojmë se Valdrin Pjetri është akuzuar nga PD se ka fshehur një dënim të marrë në Itali në vitin 2003. PD publikoi një dokument ku sipas demokratëve provohet se Pjetri ka qenë i dënuar në shtetin fqinj në vitin 2003, e megjithatë kjo nuk e ka penguar që të jetë pjesë e administratës së demokratëve në qeverinë Berisha, e më pas në PS.
Shtuar më 19/08/2019, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori