FOTO/ U dhunua për vdekje nga ish-burri në Gjermani, e reja shqiptare nënë e 3 fëmijëve, ngjarja ndodhi në sy të motrës

Jetmira Beka është e reja shqiptare që u dhunua për vdekje nga ish-burri i saj në Gjermani. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në parkingun e një dyqani në Aachen Gjermani.

Sakaq mediet mediat gjermane zbuluan dje identitetin e viktimës ndërsa zbardhin detaje nga krimi. Ish-bashkëshorti i Jetmirës u vetëdorëzua në polici disa orë pas krimit, raporton “Bild”.

Raportohet se çifti janë nga Mitrovica e Kosovës, ndërsa viktima është identifikuar si Jetmira Beka, nënë e tre fëmijëve.

Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bën të ditur se çifti ishin ndarë. Çifti ishte divorcuar për shkak të dhunës që ish-burri kishte ushtruar ndaj 28-vjeçares.

Në momentin e vrasjes së Jetmirës, ishte e pranishme edhe motra e saj. Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje, në sy të klientëve./albeu.com/