Përmbysje spektakolare, fitore për infarkt e Arsenal, Chelsea rikthehet te triumfi

Arsenal kryesues ka marrë një fitore spektakolare me përmbysje ndaj Bournemouth me shifrat 3-2, duke dërguar sërish diferencën në +5 nga Manchester City i vendit të dytë.

Se do të ishte një ndeshje e vështirë për Gooners u pa që në sekondat e para, teksa Billing ia doli të realizojë. Pavarësisht presionit të ekipit të Artetas, musafirët dyfishuan shifrat me Senesin pas 60 minutash lojë.

Arsenal nuk u demoralizua dhe vendosi ekuilibrat. Fillimisht ndeshjen e rihapi Partey, e më pas goli i 2-2 mban vulën e Ëhite. Në limite, goli i fitores nga Nelson dërgon në festë tifozërinë.

Chelsea i mesit të tabelës është kthyer te fitoret. Ka mjaftuar goli i Fofana në shtëpi ndaj Leeds (1-0). Ndërkohë që disfatë e hidhur për Tottenham, 2-0 ndaj Wolves.


Shtuar 4.03.2023 18:09