"Tani do më njohin", Kleas nuk i del e keqja pas eliminimit nga Saimiri (FOTO LAJM)

Dy nga 18 konkurrentet e "Love Story" nuk morën trëndafil nga Saimiri mbrëmjen e djeshme, duke përfunduar kështu rrugëtimin në këtë reality show. Njëra prej vajzave ishte Klea, e cila nuk mundi t'i mbante emocionet dhe shpërtheu në lot pas vendimit të Saimirit.

Pas daljes nga spektakli, Kleas nuk i ka dalë e keqja dhe me disa postime në Instastory deklaron se nuk do ndalet dhe tani do e njohin vërtetë se kush është.

Ish-konkurrentja shprehet gjithashtu se ajo nuk qau për Saimirin, por për vendimin, sipas saj të padrejtë.

"S'di pse e ndjeva si detyrë t'iu jap një përgjigje të gjithëve në këtë story meqënëse me mesazhe për momentin nuk mundem të kthej. Në rradhë të parëfaleminderit nga zemra të gjithë njerëzve për mbëshetjen, kurajon e çdo fjalë të mirë. Unë nuk qava për djalin, qava për momentet e padrejta që të sjell jeta, por kur je njeri i drejtpërdrejtë dhe i thua gjërat siç janë, kështu është!

Njerëzit e mëdhenj guxojnë në jetë, jeta është ulje ngritje dhe pas çdo gjëje të keqe ndodh një gjë e mirë. Shpirtin e madh e mendjen e ndritur do ma njihni shumë shpejt. Prisni surpriza!

Njerëzit e mirë sa herë i sprovon Zoti dhe gjithmonë pas shiut del diell! Kush më njeh e di mirë se kush jam ndërsa kush jo marrin vendime të shpejta. Tani do më njohin më mirë se kurrë e do ta kuptojnë që unë nuk ndalem sepse femrat me karakter guxojnë e kurrë nuk ndalojnë!", shkruan Klea.
Shtuar më 24/11/2020, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori