"Ato gratë dhe motrat ku t'i keni", shkarkohet nga detyra drejtori Aurel Voda për fjalorin banal
Aurel Voda, drejtori i Shëndetit Parësor pranë FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor) si dhe bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda, është shkarkuar nga dëtyra, pas fjalorit banal të përdorur në rrjetet sociale.

Vendimin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në Twitter.

“I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”, shkruan ajo.

Aurel Voda së fundmi në publikimet në rrjetet sociale, ka lënë shumë për të dëshiruar me fjalorin e tij banal.


Shtuar më 23/10/2019, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori