Rudina Hajdari përgjigjet për përjashtimin nga Partia Demokratike
Do të përjashtohet apo jo Rudina Hajdari nga Partia Demokratike? Kjo pyetje është ngritur si në media ashtu edhe në rrjete sociale nga qytetarët.

Për këtë ka folur sot vetë Hajdari në A Shoë ku ka treguar edhe se për deklaratën se do të linte mandatin për studentët u frymëzua nga babai i saj.

Pjesë nga biseda:

Hajdari: Momentin që unë e mora këtë vendim, prita pak kohë. Doja të shikoja… Kam thënë që të lë mandatin tim për studentët. Por gjej rastin ta shpjegoj sot; ka të njëjtën vij logjike me atë që ndodh sot. Studentët donin ndryshim.

U ngritën kundër kësaj klase politike. Kjo mua më mërziti shumë. Në ato momente isha në Qytetin Studentit, para bustit të tim at dhe në anën tjetër ishin studentët.

Adi Krasta: Ky vendim është një ‘vetëvrasje’ politike. Je e përgatitur ti zonjë që të të nxjerrin nga ajo parti?

Hajdari: Nuk më nxjerrin dot nga ajo parti. Vetëm nëse demokratët më thonë nuk të votojmë më. Kjo shihet tek vota. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2019, ora 23:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori