Rritet numi i viktimave nga koronavirusi edhe në Gjermani
Gjatë 24 orëve të fundit 333 persona humbën jetën si pasojë e koronavirusit në Gjermani duke çuar në 3434 numrin e viktimave.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 5.633 raste të reja, një rritje kjo më e lartë sesa ditën e djeshme ku u regjistruan vetëm 4,288 të infektuar.

Ndërsa numri total i personave të shëruar ka shkuar në 46.300, nga 36.081 që ishte ditën e djeshme.

Gjermania po shqyrton lehtësimin e kufizimeve në jetën publike dhe hapat e parë mund të merren pas Pashkëve, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

“Ne shohim një trend pozitiv, por ai duhet të mbetet i qëndrueshëm,” i tha Spahn gazetës. “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të qëndroni të qëndrueshëm gjatë Pashkëve.”

Shtuar më 09/04/2020, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori