Rrihet brutalisht në burg babai shqiptar që vrau vajzën e tij në Korfuz
Pëlqej
Aleko Petro, 52- vjeçari që masakroi për vdekje vajzën e tij dhe më pas e groposi në oborrin e shtëpisë, raportohet se është dhunuar brutalisht në qeli nga të burgosurit e tjerë.

Sipas mediave greke, Aleko është dërguar në burgun e Koridhalos pasi gjykata greke e la në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve.

LAjmin e ka konfirmuar avokati i tij Vasilis Noulezas,i cili ka deklaruar se pas kësaj ngjarje Aleko Petro është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Sipas avokatit, 52-vjeçari">52-vjeçari është në gjendje të rënduar psikologjike.

Shqiptari ka thënë se u sulmua egërsisht dhe ka kërkuar që të transferohet në burgun e Grevenas.

52-vjeçari">52-vjeçari ka kërkuar gjithashtu që të varet në shesh publik dhe dënimi i tij të shërbejë si shembull.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Korfuz më 2 Janar. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2019, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori