Rregulli i 6 sekondave për të shmangur infektimin
Koha me të cilin ekspozoheni me një person të infektuar ka shumë rëndësi nëse dhe ju do të bëheni një i prekur apo jo.

“Viruset janë më të rrezikshme nëse merren në sasi të mëdha. Ekspozimet e vogla kanë tendencë që të sjellin infeksione të buta ose asimptomatike, ndërsa doza më të mëdha mund të jenë vdekjeprurëse. Qëndrimi në një zyrë ku dikush ka qenë i infektuar nuk është aq i rrezikshëm, se sa të ulesh pranë një personi të infektuar në një udhëtim për 1 orë në autobus”.

Kështu shkruhet në një editorial të “Nyt” të realizuar nga profesorët e kimisë Joshua D. Rabinowitz dhe Caroline R. Bartman.

Është kjo arsyeja pse stafi mjekësor është ndër më të rrezikuarit dhe duhet të mbrohet në mënyrën e duhur. Dhe është gjithashtu arsyeja pse distancimi social dhe masat e sigurisë e ato higjienike janë shumë të rëndësishme, pasi zvogëloni dozën ndaj të cilit mund të ekspozoheni.

Ndërveprimet mes dy ose më shumë personave janë më të rrezikshme në hapësira të mbyllura dhe në një distancë të shkurtër, ndërsa marrja e dozës së virusit rritet me kalimin e kohës së ekspozimit.

Ndaj sa i përket ndërveprimeve kalimtare mes teje dhe një personi tjetër, si arkëtari i supermarketit, duhet të keni parasysh rregullin: distancë 1 metër e gjysmë dhe qëndrim vetëm 6 sekonda. Kjo kohë cilësohet se është e pamundur që t’i lejojë mundësinë virusit të transmetohet tek ty.

Dy studiuesit sqaruan se, rrobat dhe paketimet e ushqimeve që janë ekspozuar me dikë të infektuar paraqesin një rrezik të ulët. Ndërsa njerëzit e shëndetshëm që ndodhen bashkë në të njëjtin dyqan ose në vendin e punës kanë një risk të tolerueshëm, nëse marrin masat e sigurisë dhe kanë parasysh largimin brenda 6 sekondave nëse afrohen./Corriere/
Shtuar më 09/04/2020, ora 23:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori