Përmbyset traktori në Lushnjë, ndërron jetë 55-vjeçari që po punonte tokën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Lushnjë. Një 55-vjeçar i cili ishte duke punuar tokën ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga traktori që po drejtonte.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Dushk Sektor. Viktima është Agron Bani.

Policia bën me dije se traktori është përmbysur dhe e ka zënë poshtë atë. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë

Në datë 27.04.2023, në fshatin Dushk Sektor, Lushnjë, shtetasi A. B., 55 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin A. B., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.albeu.com/