Kërcënonte dhe shantazhonte me mesazhe policin, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Kërcënonte dhe shantazhonte me mesazhe policin, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e some, pasi shantazhonte dhe kërcënonte një punonjës policie.

Sipas informacioneve 40-vjeçari M.K i kishte dërguar meazhe kërcënuese një punonjësi policie. Pas denoncimin, 40 vjeçari është ndaluar menjëherë.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin M. K., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi ka kanosur një punonjës policie, duke i dërguar mesazhe në celular.

 


Shtuar 11.05.2023 14:26