Rama: Zero tolerancë për harbutët që zaptojnë plazhet
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, ka theksuar se beteja për hapjen e hapësirave publike të plazheve do të vazhdojë.

Ai shkruan se në shtator do të jetë një ligj i ri pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti.

"ZeroTolerancë ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes", shkruan Rama.

Postimi i plotë
Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund👎

Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin situatës, por nuk mjafton😴

Nē vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti⚖️

Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve🤮

#ZeroTolerancë🤜ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes #DerinëFund dhe në çdo drejtim👊


Shtuar më 04/08/2019, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori