Rama: Të gjithë drejtorët burrat duhet të japin dorëheqje (VIDEO)
Mësohet se kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjen e ekryesisë së PS se të gjithë burrat duhet të japin dorëheqjen ndërsa për nga disa nga gratë do të rishikohet pozicioni.

Zëvendësimi i Valdrin Pjetrit, 4 emrat që propozohen nga PS

Katër emra janë propozuar për zëvendësimin e Valdrin Pjetrit si drejtues për qarkun e Shkodrës. Në takimin që Rama po zhvillon me drejtuesit rajonal të Shkodrës janë propozuar Senida Mesi, Megi Ajtyresa, Astrit Beci dhe Zef Çuni.

RTV Ora, bën te ditur se burime nga PS kanë bëjnë të ditur se po përflitet emri i ish-ministrit Ilir Beqja për drejtues të qarkut politik Shkodër.

Po ashtu gazetarja Neziri raporton se: Një pjesë e drejtuesve rajonalë të qarkut Shkodër kanë zhvilluar një mbledhje me kryeministrin Rama, ku mendohet se ky i fundit i ka komunikuar shkarkimin nga detyra për ti zëvendësuar me drejtuese gra.

Pas dorëheqjes së Pjetrit, mbetën vakante posti i kryetarit të Bashkisë dhe Drejtuesit politik në Shkodër.
Shtuar më 28/08/2019, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori