Çfarë ndodhi? E dashura e Don Xhonit përfundon në spital

Prej disa javësh modelja ruse Ariana Lirey është kthyer në një nga emrat më të komentuar në shtypin rozë për shkak të romancës me këngëtarin Don Xhon.

Së fundmi dyshja u përfolën për një martesë në fshehtësi të plotë, nisur nga disa detaje që zbuloi modelja.

Por duket se Arianën e zuri syri shumë shpejt. Së fundmi ajo ka postuar një foto ku duket këmba në allçi dhe duket se fraktura është goxha serioze.

Ajo nuk ka zbuluar më shumë për aksidentin që i ka ndodhur.