Qytetari i puth dorën, si reagon Rama (VIDEO)
Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ishte në Marqinet të Vorës duke takuar banorët e zonës, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 21 shtatorit.

Ai hyri në njërën prej shtëpive të rindërtuara, teksa i zoti e pret me përqafime tek hyrja.

“Rrofsh dhe të ruajt Zoti se më bërë me shtëpi. E drejtofsh këtë vend sa më gjatë“, i thotë qytetari teksa e shoqëron.

Gjatë shoqërimit, qytetari në fjalë i puth dorën Ramës, por kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit, i cili i tha që të mos e bëjë.

Teksa pronari i shtëpisë i prezanton një përfaqësues të PS-së në zonë, Rama i thotë se tërmeti nuk pyet për parti dhe se fillimisht duheshin mbyllur punët që kishte hapur tërmeti, që ishin më të rendësishme.

Biseda:

Qytetari: KJo është shtëpia ime, që e ndërtove ti. Rrofsh dhe e drejtofsh këtë vend. Ky këtu është sekretari i PS.

Rama: Lejini partitë tani, tërmeti nuk pyet për partitë. Ai vjen dhe të merr. Mbarojmë këto punët dhe partitë i shohim kur s’kemi gjë për të bërë më të rendësishme. Sekretar jam vetë unë.

Pastaj qytetari i puth dorën Ramës.

Rama: Mos ma puth dorën, a të keqen..

Qytetari: Më bërë shtëpiat..

Rama: Po mirë, paskan ecur me punimet.. /abcnews.al
Shtuar më 07/12/2019, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori