Punimet te Ekonomiku, çahet tubacioni i ujit të pijshëm, përmbyt rrugën (VIDEO)
Rruga e Elbasanit pranë fakultetit Ekonomik është përmbytur nga uji pasi firma që kryen punimet në këtë aks rrugor ka çarë aksidentalisht një tub uji të pijshëm.

Pamjet video të ardhura në redaksinë e Albeu.com tregojnë ujin që del me presion nga tubi dhe ka pushtuar rrugën. Punimet në këtë segment kanë nisur prej disa kohësh nga bashkia e Tiranës me qëllim shmangien e përmbytjeve në periudhën e dimrit.

Shtuar më 11/09/2019, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori