Humb betejën në Kushtetuese Sokol Mjacaj, vrau turistët çekë në tentativë për t’i grabitur

Sokol Mjacaj i riu që vrau dy turistë cekë gjatë tentativës për ti grabitur, do të qëndrojë përjetësisht prapa hekurave. Ai humbi në betejën e tij të radhës në përballjen me drejtësinë shqiptare, e këtë herë me Gjykatën Kushtetuese, të cilën e kishte vënë në lëvizje tetorin e 2022 me pretendimin se i ishte cënuar e drejta për një proces të rregullt ligjor. Kjo pasi nuk i ishte pranuar gjykimi i shkurtuar si nga gjykata e shkallës së parë Shkodër, ashtu edhe nga Apeli.

Ai pretendonte se kjo është nje e drejtë ligjore e tij, e për këtë arsye, duhet të përftonte prej saj. E nese kjo kërkesë e Mjacaj pranohej, ai mund të synonte rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, pasi pranimi i gjykimit të shkurtuar, i mundësonte uljen e një të tretës së dënimit.

Por Kushtetuesja vendosi të mos e shqyrtonte cështjen ne seancë plenare, duke shuar shpresat e Mjacaj, për të shpëtuar nga burgimi i pëjetshëm. Gjykata arsyetoi se vendimet e shkallëve më të ulëta janë të drejta dhe kërkesa për gjukim të shkurtuar i është rrëzuar me arhumentin se cështja nuk mund të zgjidhej me aktet që ndodheshin në dosje, por ishte e nevojshme të shqyrtoheshin provat gjatë një procesi të zakonshëm.

Sokol Mjacaj u cilësua fajtor nga gjykata e Shkodrës në vitin 2015 dhe dënua me burgim të përjetshëm për akuzat e vjedhjes me pasojë vdekje dhe prodhim e mbajtje të armëve luftarake.

I njëjti vendim u la në fuqi një vit më vonë nga apeli. Ndërsa gjyklata e Lartë në korrik 2022 vendosi mospranimin e rekursit. Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Michael Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe, mbrëmjen e 4 korrikut të shtatë viteve më parë. Ai u ngjit në makinën e dy turistëve cekë dhe iu kërkoi atyre ti jepnin paratë dhe ti dorëzonin makinën, por kur hasi në rezistencë nxori armën dhe i ekzekutoi.


Shtuar 24.12.2022 14:22