Protesta nuk ndalet, Këshillat Studentorë japin njoftimin e rëndësishëm (FOTO LAJM)

Prej dy javësh studentët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestsë për të kërkuar plotësimin e 8 pikave që ata i konsiderojnë të panegocueshme dhe detyrim për tu plotësuar nga Qeveria.

E ndërkohë që protesta ka mbërritur në ditën e 11 të saj, ende nuk ka asnjë zgjidhje për situatën e studentëve.

Si çdo ditë edhe sot Këshillat Studentor kanë shpërndarë për mediat një deklaratë ku thuhet se ftohen të gjithë studentët që të mblidhen nesër në orën 10:00 në Fakultetet përkatëse dhe në orën 11:00 do të nisë marshimi sensibilizues për tek Kryeministria.

Ndërkohë që të hënën Këshillat studnetorë parlajmerojnë se do të zhvillohet një protestë kombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2018, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori