Policia zbarkon gjatë natës në Elbasan, arrestohen disa biznesmenë
Policia ka zhvilluar një operacion të madh gjatë natës që lamë pas në Elbasan, duke shoqëruar në polici disa persona.

Mësohet se ky aksion, ka qenë i befasishëm dhe se të ndaluarit janë kryesisht biznesmenë dhe administratorë të lokaleve të ndryshme, që kanë pasur lloto gjatë viteve të fundit.

Gjithashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë pasi dyshohet se aktiviteti i lojrave të fatit vazhdon.

Pritet njoftimi i policisë për detaje më të plota.


Shtuar më 21/02/2020, ora 07:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori