I ati i Klajdi Bitrit që u vra në Itali, më lot në sy kërkon ndihmë nga shqiptarët: Duhet të sjell trupin në Shqipëri

Babai i 23-vjeçarit Klajdi Bitri që u vra dy ditë më parë në Itali teksa po përpiqej të shuante një sherr mes shokut të tij dhe një grupi tjetër të rinjsh kërkon ndihmë për të sjellë trupin e të birit në vendlindje.

23-vjeçari nga Lushnja u vra nga një algjerian me një shtizë peshkimi. Autori i vrasjes u arrestua në vendin e ngjarjes dhe pasi mësoi se kishte kryer një krim reagoi duke thënë: E vrava..? Nooo! Më falni!

Agim Bitri ka thënë për mediat se familja nuk ka mundësi financiare për të sjellë trupin në Shqipëri.

Sot Agimi ka aplikuar për pasaportë, me të cilën do të udhëtojë për në Itali, por thotë se i duhet edhe ndihma financiare. Ai ka bërë apel me lot në sy duke kërkuar dhe drejtësi për të birin që ishte i pafajshëm.

Babai i të riut tregoi se bashkëshortja e tij, nuk e di që djali ka vdekur. Ndërsa situatë e vështirë është dhe për djalin tjetër, 18-vjeçar, në duart e të cilit humbi jetën vëllai i madh.

“Fatkeqësi e madhe! Nuk ia uroj as hasmit! Kërkoj drejtësi për fëmijën tim. Gruaja nuk e di ende, e kemi në spital, i kam thënë që është rëndë. Shteti të më ndihmojë të sjell trupin këtu. Autori të dënohet”, deklaroi babai për gazetarët.


Shtuar 29.08.2023 12:18