VIDEO/ Thirrja zemërthyese e një babai që gërmon në rrënoja për të gjetur vajzat e tij

Pamjet zemërthyese nga Turqia pas tërmeteve vdekjeprurëse shkaktojnë vazhdimisht të dridhura.

Qindra njerëz dhe fëmijë u varrosën në rrënojat e shtëpive të tyre, me shpëtimtarët që luftuan kundër kohës dhe të ftohtit për t’i nxjerrë të gjallë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Wissam Nassar وسام نصار (@wissamgaza)

Ndër videot tronditëse që vazhdojnë të dalin në dritë është ajo e një babai që troket dhe kërkon në mënyrë të dëshpëruar rrënojat e shtëpisë së tij, ndërsa vajzat e tij janë bllokuar poshtë.

Ai i thërret dhe i godet rrënojat me gurë, për t’u bërë shenjë fëmijëve të tij se është aty dhe i kërkon.

Babai nuk e humb shpresën dhe vazhdon të kërkojë nën rrënoja.

Deri tani numri i të vdekurve është në 21,000 dhe shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po shuhen./Albeu.com.


Shtuar 10.02.2023 08:22